11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Osmani takon kryeministren e Italisë, diskutojnë për përforcimin e marrëdhënieve dhe rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni me të cilën ka biseduar rreth bashkëpunimit mes dy shteteve.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se si shtet llogarisin në lidershipin e Melonis, për avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

“Në takim me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, potencova rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e vendit tonë në të gjitha etapat.

Llogarisim në lidershipin e Kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, ka shkruar Osmani./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...