8 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Osmani takon Maqedoncin dhe Jasharin: Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Ajo tha se Macedoncin dhe Jasharin i ka përgëzuar për angazhimin e institucioneve të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë.

“Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO”, ka shkruar Osmani.

“Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...