3.2 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Osmani takon presidentin e Lituanisë dhe kryeministrin e Finlandës, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, po zhvillon takime me lider shtetesh të ndryshme.

Osmani, përmes rrjetit social Facebook, ka njoftuar se ka zhvilluar takime me presidentin e Lituanisë dhe kryeministrin e Finlandës.

Ajo ka thënë se në takim me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, e ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale.

“Mora konfirmimin e tij se Lituania do të vazhdojë të na mbështesë edhe më tej për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Osmani e ka cilësuar produktiv takimin me kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo.

“Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, si dhe mbështetjen për rrugëtimin euroatlantik të shtetit tone”.

“Përkushtimi ynë i përbashkët është thellimi i bashkëpunimit ndërshtetëror në dobi të qytetarëve të të dy shteteve”, ka shkruar Osmani. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...