Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera.
Gjatë qëndrimit në New York, Osmani ka shkruar se pavarësisht distancës midis Kosovës dhe Malawit, përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin, mbetet i palëkundur.
“Në New York, takova edhe Presidentin e Malawit, Lazarus Chakëera. Pavarësisht distancës midis shteteve tona, përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve tanë, mbetet i palëkundur. Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës!”, ka shkruar Osmani në Facebook./Njeshi/