4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Osmani takon Radevin: Bullgaria një mbështetëse e fuqishme e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian, në Budapest, tha se në takim me presidentin bullgar, Rumen Radev, ka diskutuar për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Osmani, në një postim në Facebook, ka shkruar se Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

“Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Me presidentin Rumen Radev, diskutuam për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, shkruan Osmani në Facebook.

Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në samitin e Budapestit, për tri ditë me radhë, ka takuar liderë të vendeve të ndryshme./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...