27.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

Osmani thotë se Belizeja ka qenë “mbështetëse e pareshtur e Kosovës” pas takimit me kryeministrin e këtij vendi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Johnny Briceño, kryeministrin e Belizesë, shtetit në Amerikën Qendrore.

Osmani tregoi se me të ka folur për thellimin e bashkëpunimin ndërshtetëror. Për këtë shtet, presidentja tha se “ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës”.

“Me Kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceño, diskutuam mundësitë e shumta për ta thelluar bashkëpunimin në mes të shteteve tona”, shkroi Osmani në Facebook.

“Belizeja ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës, prandaj rikonfirmova përkushtimin e Republikës sonë për t’i forcuar tutje raportet tona ndërshtetërore. “, shtoi ajo.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...