11.3 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Osmani uron Belgjikën për kryesimin e BE: Mezi presim të punojmë ngushtë drejt anëtarësimit të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Belgjikën me rastin e marrjes se Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian.

Belgjika, vendi në të cilin edhe ndodhet selia e Bashkimit Evropian, dhe i cili ishte i pari që kishte rolin e kryesuesit kur ky sistem u vendos, do të kryesojë për të 13 herë me radhë.

Presidentja Osmani në platformën X, tha se Kosova mezi pret të punojë me partnerët e saj belgë, drejt anëtarësimit të saj në BE.

’I urojmë Belgjikës një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së! Mezi presim të punojmë ngushtë me partnerët tanë belgë në muajt e ardhshëm për të çuar përpara anëtarësimin e Kosovës në BE dhe për të përmbushur objektivat tona të përbashkëta @EU2024BE’’, ka shkruar ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...