2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht po qëndron për vizitë zyrtare në Kolumbi, e ka uruar Ditën e Forcës.

Në një postim në Facebook, ajo thotë se ushtarët e Forcës së Kosovës janë gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës.

“Urime #DitaeForcës! Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme”, ka shkruar e para vendit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...