Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka uruar Gjermaninë për triumfin në Kampionatin Botëror të basketbollit.
Gjermanët fituan kundër Serbisë në finale.
”Weltmeister“, ka shkruar Osmani që përkthehet si kampion bote.
”Urime miqve tanë gjermanë për një fitore vërtet të merituar dhe historike të Kupës së Botës“, ka shkruar Osmani në Twitter.