15 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Osmani uron Merz: Presim forcimin e bashkëpunimit për ta çuar përpara rrugëtimin e Kosovës drejt BE’së dhe NATO’s

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Friedrich Merz për zgjedhjen si Kancelar i Gjermanisë.

Osmani ka thënë se si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, presin me padurim forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit tonë për ta çuar përpara rrugëtimin legjitim të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

“Në emër të popullit të Kosovës, i uroj suksese Kancelarit Friedrich Merz me rastin e marrjes së detyrës dhe fillimit të mandatit të qeverisë së re gjermane. Në një moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës, udhëheqja e vazhdueshme e Gjermanisë është më e rëndësishme se kurrë. Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, presim me padurim forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit tonë për ta çuar përpara rrugëtimin legjitim të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, ka shkruar Osmani./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...