35 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Osmani uron ShBA-në: Aleancë që vazhdon të i mbijetojë kohës dhe sfidave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për 248 vjetorin e shpalljes së pavarësisë duke thënë se populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan.

Në një postim në Facebook, e para e vendit ka thënë se aleanca e Kosovës me ShBA-të vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave dhe në këtë ditë kujtohen vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara.

“Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave. Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme! Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July”, thuhet në urimin e Osmanit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...