2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Osmani uron zëvendësshefen e re të përgjithshme të NATO-s për emërimin në këtë pozitë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Radmila Shekerinska për emërimin e saj si zëvendësshefen e përgjithshme e NATO-s.

Osmani përmes një shkrimi në X është shprehur se ka qenë nder të punojë me të në vitet e kaluara.

“Urime Radmila Shekerinska për emërimin e saj si zëvendësshefen e përgjithshme e NATO-s. Ka qenë një nder të punoja me të në vitet e kaluara, veçanërisht në avancimin e Agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit për prioritetet tona të përbashkëta dhe i uroj asaj çdo sukses në këtë rol të ri të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.

Shekerinska shërbeu si Zëvendëskryeministre për integrimin evropian dhe si Ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut në periudhën kur vendi i saj po bënte përgatitje për t’u anëtarësuar në NATO në vitin 2020.

E lindur në Shkup, 52 vjeçarja Shekerinska kreu studimet e inxhinierisë në Maqedoni dhe e filloi karrierën e saj në Institutin për Shoqëri të Hapur në Shkup. Në vitin 2007, ajo ndoqi studimet e magjistraturës në fakultetin për studime juridike dhe diplomaci, ‘Fletcher’ të universitetit amerikan ‘Tufts’, sipas shënimeve të saj biografike, shkruan VOA.

Karrierën politike e filloi si anëtare e Partisë Social-Demokrate të Maqedonisë (SDSM) në vitin 1993, ndërkohë që dha dorëheqjen nga kjo parti pas humbjes elektorale në vitin 2008. Në qeverinë maqedonase ajo shërbeu në role të ndryshme të larta nën udhëheqjen e Kryeministrit Branko Cërvenkovski.

Ajo u emërua Ministre e Mbrojtjes në vitin 2017 si pjesë e qeverisë së Kryeministrit Zoran Zaev.

Shekerinksa do ta marrë zyrtarisht detyrën deri në fund të këtij viti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...