Nën intonimin e himnit shtetëror është mbajtur ceremonia e certifikimit të 344 rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerata 01/2025.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj tha se ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur, por një betim i përhershëm për atdheun.
“Sot është një ditë e veçantë për ju dhe për Kosovën ku 344 djem e vajza i bashkohen FSK-së. Të dashur ushtarë ju keni kaluar plotë sfida me përkushtim. FSK është më shumë se një forcë, është simbol i përkushtimit dhe sakrificës dhe dëshmi e forcës së shtetit tonë”, ka thënë Osmani.
Ajo po ashtu tha se FSK po marshon përpara dhe e mirë pajisur.
“Me punën dhe përkushtimin tuaj do të vazhdoni ta mbani shtetin tonë…FSK po marshon fuqishëm përpara e mirë pajisur. Ju jeni pasardhës të drejtë të UCK të cilët sakrifikuan gjithçka për atdheun në momentet historike të vendit tonë. Të kujtojmë dëshmorët, heronjtë dhe martirët… edhe sot shpreh falënderimin dhe të aleatëve tanë përfshirë dhe SHBA-të”, ka thënë ndër të tjera Osmani.
Ndryshe, kjo është gjenerata e parë e stërvistjes ushtarake, e cila filloi më 25 janar 2025 dhe përfundon sot më 28.03.2025. /Njeshi/