Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë dy ditore në shtetin e Shqipërisë.
Ajo gjatë ditës së sotme ka vendosur kurorë lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri” në Tiranë.
Bashkë me të ishin nënkryetari i Bashkisë, Andi Seferi, dhe komandanti i Gardës së Republikës, Gramos Sako.