19.4 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Osmani viziton ekspozitën e Xhafa-Mripës: Çdo fustan, fund dhe këmishë tregon një histori guximi

Presidentja Vjosa Osmani e ka vizituar ekspozitën “Thinking of You”, në Hagë, ekspozitë kjo e realizuar nga Alketa Xhafa Mripa.

Ekspozitën, Osmani e quajti të “fuqishme” e cila tha se “merr vëmendjen ndërkombëtare që meriton”.

Ky instalacion i jashtëzakonshëm, i cili ishte gjithashtu pjesë e #WPSRKS2024, dhe premierë në #IDESVC, sipas Osmanit, e ka shndërruar Hagën në një homazh prekës për të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin.

“Çdo fustan, fund dhe këmishë—dhuruar nga mbi 20 vende—tregon një histori guximi dhe qëndrueshmërie. Kjo ekspozitë, ku mori pjesë edhe e dërguara ime speciale Vasfije Krasniqi, si dhe Shyrete Tahiri dhe të tjerë të panumërt, është e përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin global për këtë çështje kritike, duke fuqizuar të mbijetuarit të gjejnë zërin e tyre dhe të ndajnë të vërtetën e tyre”, ka thënë Osmani në një postim në X./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...