14.8 C
Pec
E premte, 20 Shtator, 2024

Osmani: Zemrat e hapura e fytyrat e buzëqeshura sot në Letnicë e shndërruan atë në vatër të mikpritjes e dashamirësisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot gjatë ditës ka qëndruar në Letnicë të Vitisë.

Sipas Osmanit zemrat e hapura e fytyrat e buzëqeshura sot në Letnicë e shndërruan atë në vatër të mikpritjes e dashamirësisë.

”Zemrat e hapura e fytyrat e buzëqeshura sot në Letnicë e shndërruan atë në vatër të mikpritjes e dashamirësisë. Vendi ku Nëna jonë Terezë, nisi rrugëtimin e saj në shërbimin e përjetshëm, në ditë si kjo sot e dëshmon më së miri kuptimin e plotë të bujarisë e çiltërsisë”, ka shkruar Osmani.

Në prezencë të qytetarëve të shumtë, kremtuam festën e Zojës së Madhe, e cila ndërthurë dashurinë, dhembshurinë dhe paqen, vlera këto për të cilat punoi, jetoi dhe u përjetësua Shën Tereza, ka shtuar më tutje e para e vendit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...