21.5 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Osmani: Zëri i europianëve u dëgjua, faleminderit të gjithëve që e mbështesin vazhdimisht popullin tonë

Presidentja Vjosa Osmani i ka falënderuar të gjithë deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të cilët votuan për avancimin e vendit drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Osmani shkroi në “X” se “zëri i europianëve është dëgjuar!”.

“Faleminderit të gjithëve deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan pro Kosovës anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës sot!”.

“Një falënderim i madh për delegacionin tonë dhe të gjithë ata që mbështesin vazhdimisht popullin e Kosovës. Edhe një hap!”, shkroi Presidentja./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...