Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar mbështetje të plotë për qëndrimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian lidhur me rrezikun që paraqet programi bërthamor i Iranit.
Ai theksoi se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë armë që kërcënojnë njerëzimin.
“Kosova qëndron fuqishëm përkrah aleatëve të saj strategjikë. Në veçanti, ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku ynë i veçantë,” u shpreh kryeministri, duke nënvizuar përkushtimin e vendit ndaj vlerave demokratike dhe orientimit të qartë euro-atlantik.
Sipas tij, zhvillimi i armëve bërthamore nga regjimet autoritare është alarm për gjithë botën demokratike dhe kërkon veprim të koordinuar ndërkombëtar. /Njeshi/