Organizata e Veteranëve të Luftës i ka reaguar ashpër Kryeministrit Albin Kurti, pasi në një debat televiziv i dërgoi të fala veç bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimi, duke anashkaluar kështu Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Në një postim në Facebook, u.d i kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku, ia ka kujtuar Kurtit se në Hagë po gjykohen tetë ish-pjesëtarë të UÇK-së.
Sipas Klinakut, fakti që Kurti e përmend veç Rexhep Selimin, është “e ulët”, dhe kundër së vërtetës dhe historisë./Njeshi/