14.7 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

OVL e UÇK-së reagon pasi Thaçit nuk iu dha leja nga Specialja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar pasi ish-presidentit Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa nga Gjykata Speciale për të vizituar babanë e tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i shtrirë në spital.

Në reagimin e tyre thuhet se kjo gjykatë po bën shkelje elementare të të drejtave të njeriut.

“Ne Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – OVL-UÇK, reagojmë dhe ndihemi thellësisht e shpirtërisht të prekur me veprimet e “gjykatës speciale”, e cila që nga fillimi e deri tashti ka qenë e njëanshme dhe dukshëm kundër pjesëtarëve të UÇK-së, duke i shkelur të drejtat elementare të njeriut, të garantuara me ligje ndërkombëtare! Kërkojmë nga instancat më të larta ndërkombëtare të drejtësisë që të ndërmarrin hapa ligjorë për t’ia ndërpre veprimet e kësaj gjykate që shkelin të drejtat e njeriut, njëherësh babait të z. Thaçi i urojmë shërim sa më të shpejt, forcë e durim, sepse e vërteta do të triumfoi mbi të pavërtetën, realiteti dhe e drejta do ta rrënojë gënjeshtrën”, thuhet në reagimin e tyre. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...