24.3 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Pa pritje, të gjitha pikat kufitare të lira për qarkullim

Qytetarët që udhëtojnë brenda dhe jashtë territorit të Kosovës, në orët e mëngjesit të sotëm nuk janë përballur me pritje të gjata në pikat kufitare të vendit.

Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, të publikuara në orën 08:10, tregojnë se në asnjë pikë kufitare nuk ka kolona të automjeteve apo pritje të gjata.

Sipas raportit, koha e pritjes në hyrje dhe dalje në të gjitha pikat kufitare është nga 3 deri në 5 minuta, si për automjetet ashtu edhe për kamionët.

Gjithashtu, nuk janë raportuar kolona në asnjërën prej pikave kufitare, përfshirë pikat më të frekuentuara si Merdar, Dheu i Bardhë, Jarinje e Vërmicë, ku shpeshherë në sezonin veror shënohen pritje e kolona të gjata.

Kjo situatë paraqet lehtësim të madh për udhëtarët, sidomos gjatë sezonit të verës kur fluksi i diasporës është më i lartë.

Autoritetet kufitare vazhdojnë monitorimin në kohë reale të situatës dhe u rekomandojnë qytetarëve të informohen për gjendjen në kufi përmes platformës zyrtare të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, për të shmangur pritjet eventuale gjatë periudhës së ngarkuar verore./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...