Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se qytetarët e Republikës së Kosovës nga tani e tutje, mund të udhëtojnë pa vizë drejt Malajzisë për një periudhë deri në 30 ditë.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë tash e tutje pa vizë edhe në Malajzi, për një periudhë që nuk e tejkalon qëndrimin prej tridhjetë (30) ditësh.
Me këtë vendim, listës së shteteve ku qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza i shtohet edhe Malajzia, një dëshmi konkrete e avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë dhe forcimit të lidhjeve dypalëshe.
Republika e Kosovës mirëpret këtë hap pozitiv dhe shpreh mirënjohjen ndaj institucioneve malajziane për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në shërbim të qytetarëve dhe lidhjeve bilaterale gjithnjë e më të fuqishme në mes të dy vendeve tona.