5.9 C
Pec
E diel, 10 Dhjetor, 2023

Pa votat e AAK-së dhe VV-së, kalon buxheti komunal i Pejës 2024/2026

Kuvendi komunal i Pejës ka zhvilluar takimin e rregullt, e në të cilin është miratuar buxheti komunal i Pejës 2024/2026.

Ky buxhet nuk ka marë votat e partive opozitare AAK dhe Vetëvendosje, sipas të cilave projet buxheti në fjalë është buxhet elektoral.

Janë diskutuar dhe miratuar në takim edhe pika tët jera me rëndësi.

Njoftimi i plotë:

‘TAKIMI I RREGULLT I KUVENDIT KOMUNAL TË PEJËS
Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e rregullt të kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj, ku në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarëve, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika të rendit të ditës.
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i buxhetit të Komunës së Pejës 2024-2026;
2.Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e datës 24.06.2023 në Komunën e Pejës;
3.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për dhënien në diskutim publik të draft – rregullores (KPE) për plotësimin e kushteve minimale, higjienike dhe teknike, si dhe për lokalet afariste në territorin e Komunës së Pejës;
4.Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për buxhetim për projektin “Përkrahja e fermerëve në perimekulturë – ngritja e serave me participim”, sipas marrëveshjes për bashkëfinancim në mes të Komunës së Pejës dhe Organizatës Islamic Relief Worldwide – Zyra në Kosovë;
5.Informatë për fillimin e vitit shkollor 2023-2024 në Komunën e Pejës.
Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët në atë renditje, siç janë pranuar.
Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.

Takimi i radhës i Kuvendit Komunal të Pejës do të mbahet në muajin tetor 2023.’-thuhet në njoftimin nga Zyra për Informim e Komunës së Pejës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...