-2.9 C
Pec
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Pacolli dhuron pagën e janarit për të dëmtuarit nga vërshimet, kërkon nga ministrat dhe deputetët ta bëjnë të njëjtë gjë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se pagën e tij të deputetit për muajin janar do ta japë për të dëmtuarit nga vërshimet e javës që shkoi në Kosovë.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, gjithashtu ka falënderuar miqtë dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë ta mbështesin fondin “Vërshimet e Janarit 2023”.

“Në këtë rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

“Po e jap pagën vjetore për dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit

Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin “Vërshimet e Janarit 23″

Ju lutem edhe njëherë, vazhdoni te ndihmoni!

Dërgone kontributin e juaj në Banka Ekonomike Prishtinë

Llogaria:

XK51401000000912949

Sëift: EKOMXKPR XXX

Emertimi i llogarise: Fondacioni Behgjet Pacolli

Përshkrimi: Vërshimet e Janarit 23

U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit.

Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet këtij fondi për sanimin e dëmeve të vërshimeve. Në këtë rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit. Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur. E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës”, ka shkruar Pacolli./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...