1.6 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Pacolli: Gjermania konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli është takuar sot në Varshavë të Polonisë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass. Këtë ai e ka bërë të ditur teksa ka shkruar se Gjermania me të gjithë mekanizmat tanimë mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Pacolli tutje tha se Gjermania do ta vazhdojë edhe në të ardhmen mbështetjen ndaj Kosovës.

“Lajm fantastik nga ministri i jashtëm gjerman, Mass. Në Varshavë, zhvillova një takim bilateral me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass, i cili tashmë konfirmoi se Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën.

Partnerë si Gjermania, kanë ndihmuar clirimin, pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, ndërsa sot na mbështesin në zhvillimin e vendit tonë. Me homologun tim Mass biseduam gjithashtu për raportet që duhet ti intesifikojmë ndërmjet dyja vendeve tona. Gjermania si njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për Kosovën”, ka shkruar nder të tjera Pacolli.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...