11.6 C
Pec
E hënë, 19 Maj, 2025

Pacolli: Ka përçarje brenda Grupit Parlamentar të PDK-së, LDK-së e AAK-së

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka vazhduar ta mbrojë propozimin e VV-së për ndryshimin e formës së votimi për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Ndonëse askush nuk e ka përmendur, ajo pretendon brenda partive tjera ka deputetë që me votë të fshehtë do ta votonin Albulena Haxhiun për kryeparlamenatere.

Madje, sipas saj, brenda LDK-së, PDK-së, dhe AAK-së ka përçarje.

“Ne kemi parë që ka përçarje brenda Grupit Parlamentar të LDK-së, për shkak të problemeve me rezultatin zgjedhor. Njësoj ka përçarje brenda PDK-së dhe AAK. Nga secila parti ka deputet që mund ta votojnë, por nuk duan të jenë pjesë e procesit ku sulmohen, etiketohen apo të ndëshkohen”, ka thënë Pacolli/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...