2.3 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

Pacolli: Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka dëgjuar këshillat amerikane

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka deklaruar sot se vendi ynë gjithmonë ka dalë fitues kur ka pasur në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane.

Ai përmes një shkrimi në Facebook bën të ditur se sot në zyrën e presidentit, në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme, njëherësh edhe anëtar i Delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë, bashkë me kolegët u takuan me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, John Erath dhe Brad Berkley.

“Si ekip, njoftuam partnerët tanë për punën dhe angazhimet shtetërore për përmbylljen e marrëveshjes që normalizon raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Në rrugëtimin tonë si shtet, partneriteti i ngushtë me SHBA është jetik dhe si i tillë do të jetë i pacenueshëm.  Vendimi për taksën ka qenë shtetëror, i drejtë dhe legjitim. Qëndrimi ynë do të jetë unik dhe në koordinim të ngushtë me aleatët amerikan. Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane”, shkruan Pacolli.

Ndryshe, sipas një njoftimi të mëhershëm të Zyrës së informacionit të Presidencës, në këtë takim është biseduar për procesin e dialogut, përgatitjet e këtij procesi dhe tejkalimin e pengesave aktuale, duke përfshirë këshillat e SHBA-së për domosdoshmërinë e suspendimit të përkohshëm të taksës dhe rifillimin e dialogut, si dhe për shtimin e përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Të gjithë anëtarët e Ekipit Negociator kanë shprehur shqetësimin për veprimet agresive të Beogradit, por në të njëjtën kohë kanë shprehur edhe gatishmërinë e tyre për respektimin e këshillës së SHBA-së për suspendimin e taksës dhe rifillimin e dialogut në Bruksel. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...