27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

“Pagesa” për Prishtina Fan Zone, Rama e krahason asamblistin e VV-së me Kurtin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të asamblistit të LVV-së, Arianit Beqirit, lidhur me çështjen e tarifës për hyrjen në “Prishtina Fan Zone” gjatë Kampionatit Evropian.

Rama e ka krahasuar Beqirin me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se “protestën dhe reagimin e tij” e ka bërë për të rënë në sy.

Ai theksuar se praktikat e ndryshme të pagesave në këtë event tregojnë për rregullat dhe organizimin e nevojshëm për evente të hapura në publik.

“Nuk është e vërtetë që ata të thonë 20 euro hyrja, është rren totale. Një asamblistë ndoshta që donë të bëhet si Albin Kurti edhe me ra në sy, edhe bën aso gjeste. Unë kam shkuar vet dhe e kam pyetur nëse iu marrin para, për zonën VIP, nëse donë me ta shërby dikush një pije duhet ta paguash atë.  Asgjë nuk është pa para, është një atraksion në hapësirë publike, ku e ki një monitorë të madh ku organizatori paguan, organizatori e ka paguar edhe atë hapësirë publike që e ka shfrytëzuar. Ai diku duhet të marrë para, ose duhet ta shesë një pije, evente të tilla nuk janë pa para, kushtojnë… Është demokraci nuk ta ndalon askush me vendos për pije, por jo të thuash është hapësira jem”, ka deklaruar Rama.

“Janë gjëra që janë të rregulluara nuk është anarki qysh të teket, unë jam asamblist i kryeqytetit dhe bëj çfarë të dua, jo nuk bën t’i bën në bazë të disa rregullave, aty janë disa rregulla”, ka shtuar Rama./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...