5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Pakistan: Vriten gjashtë pjesëtarë të sigurimit

Të paktën gjashtë pjesëtarë të sigurimit të Pakistanit mbetën të vrarë në një sulm terrorist në një pikë kontrolli në provincën Balochistan, në jugperëndim të vendit, ka infromuar Radio Pakistan.

Pas këti sulmi forcat pakistaneze kanë izoluar zonën në kërkim të slmuseve. Me 29 janar, terroristët sulmuan forcat e sigurisë në të njejtën zonë, duke vrarë 10 persona, nëntë prej të cilëve ishin pjesëtarë të sigurisë dhe duke plagosur 21 të tjerë. Katër terroristë u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Provinca Balochistan është përfshirë nga dhuna për gjashtë dekada, pasi separatistët pohojnë se me forcë u inkorporua në shtetin e Pakistanit në fund të sundimit britanik në vitin 1947.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...