Në këtë pako madje minatori ka shkruar edhe datat 20.02 deri më 28.02.1989, që lidhet me grevën e tyre të madhe, e cila edhe njihet si një nga ngjarjet më të mëdha në vendin tonë, duke shënuar kështu zhbërjen e Jugosllavisë, përcjellë Indeksonline.
Kujtojmë që dje është përkujtuar edhe “Greva e Minatorëve”, ku janë nderuar edhe 30 minatorë.
Para 30 vjetësh minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.