2.7 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Pamje nga bastisja në MINT, bagazhi i policisë mbushet me prova materiale

Policia e Kosovës sot në orët e mëngjesit ka kryer bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT), rezultat i kësaj është arrestimi i dy zyrtarëve të kësaj ministrie, drejtorin e Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.

Po ashtu policia ka marrë dhe disa materiale brenda këtij institucione si prova materiale.

Telegrafi ju sjell përmes pamjeve momente nga aksioni i Policisë si dhe futjen e materialeve në bagazhin e automjetit të Policisë së Kosovës nga hetuesit policorë.

Ndryshe, në kuadër të këtij aksioni Policia e Kosovës ka kryer bastisje edhe në shtëpinë dhe restorantin e Ridvan Muharremit, i dyshuar për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës, i cili po ashtu është arrestuar.

Ende nuk ka ndonjë informatë zyrtare nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...