Në Kosovë po mbahet mbledhja qeveritare mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.
Tashmë veçse ka nisur takimi bilateral mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Para këtij takimi, me një ceremoni shtetërore, i pari i Qeverisë priti homologun e tij, Mickoski.
Pas kësaj pritejeje zyrtare, u realizua edhe fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.
Nga takimi bilateral, Kurti dhe Mickoski do të mbajnë edhe konferencë për media. /Njeshi/