15.4 C
Pec
E diel, 4 Qershor, 2023

Pamje nga pjesëmarrja e Vjosa Osmanit në ceremoninë e inaugurimit të Milatoviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Jakov Milatoviq. Osmani është pritur me nderime të larta shtetërore.

Ndryshe, presidenti i sapo zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka bërë betimin sot në Kuvendin e Malit të Zi në Podgoricë dhe ka marrë detyrën e kreut të shtetit malazez.

Në ceremoni morën pjesë një numër i madh zyrtarësh të huaj, duke përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjithashtu ishte edhe i dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar si dhe i dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...