-5.8 C
Pec
E diel, 23 Janar, 2022

Pamje nga vendi i ngjarjes, si u qëllua ish-kryetari i Komunës së Velipojës, reagon policia

ABC siguron pamje nga zona në qendër të Shkodrës ku pasditen e sotme është plagosur me armë zjarri silenciator ish-kryetari i komunës së Velipojës Pashko Ujka.

Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të saj si dhe identifikimin e autorit. Ngjarja ka ndodhur në parkun e qytetit në zonën e njohur si “Dollari” ose parku pranë Institutit në afërsi të banesës së Ujkës.

“Rreth orës 18:15, në  lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia. m.v/Abcnews.al

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...