17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Pamje nga vendi ku u aksidentua autobusi me pasagjerë nga Kosova në Austri – nga ku u raportua për rreth 20 të lënduar

Një aksident me pasagjerë që supozohet të kenë qenë nga Kosova ka ndodhur në orët e para të ditës së enjte në Austri.

Aaksidenti ka ndodhur në një autostradë pranë Eugendorf, ku si pasojë janë lënduar disa persona.

Aksidenti thuhet se ka ndodhur pak pas orës 03:00, derisa autobusi po shkonte në drejtim të Vjenës dhe supozohet se autobusi që shkonte nga Kosova është përplasur me një parmak prej betoni.

Autoritetet kanë theksuar se në autobus gjendeshin 28 persona nga të cilët tre janë lënduar rëndë ndërsa 16 të tjerë lehtë.

Po sipas autoriteteve në Austri, autobusi ishte nisur nga Kosova për në Hanover të Gjermanisë.

Ndërkohë janë publikuar edhe disa pamje nga vendi i ngjarjes.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...