Polici Alban Tolaj vdiq sot në rrethana të dyshimta në Prishtinë.
Në lidhje me rastin policia tha se mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin kanë nisur një hetim mbi vdekjen.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.
“Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, tha policia./Njeshi/