0.4 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, pasi një aeroplan pasagjerësh dhe një helikopter ushtarak u rrëzuan mbi një lumë të madh në Uashington DC.

Aeroplani i aviokompanisë i American Airlines, me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord, po ulej në aeroportin kombëtar të Uashingtonit, Ronald Reagan, kur ndodhi përplasja në ajër.

Helikopteri i ushtrisë amerikane Black Hawk kishte tre ushtarë në bord.

Të dy fluturaket ranë në lumin Potomac, pasi u përplasën rreth orës 21:00 sipas kohës lokale.

Aeroplani i pasagjerëve ishte pak çaste larg uljes, pasi ishte nisur nga Wichita, Kansas, ndërsa helikopteri ushtarak ishte në një fluturim stërvitor.

Ka shumë viktima, sipas një burimi të cituar nga agjencia e lajmeve Associated Press.

US Figure Skating, organi kombëtar qeverisës për sportin në SHBA, tha në një deklaratë se disa anëtarë të komunitetit të saj të patinazhit ishin në aeroplanin e pasagjerëve.

Ai tha se atletët dhe trajnerët po ktheheshin në shtëpi nga kampi kombëtar i zhvillimit në Kansas.

Në anën tjetër në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen pamje të reja që pretendohet se shfaqin përplasjen e aeroplanit me helikopterin. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...