Ka shkuar në 176 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Korenë e Jugut ndërsa dy kanë shpëtuar.
Avioni shkoi në Korenë e Jugut nga Bangkoku i Tajlandës me 181 persona në bord dhe tentoi të ulej pak pas orës 09:00, sipas kohës lokale, në aeroportin në jug të Seulit, tha Ministria jugkoreane e Transportit.
Në mesin e pasagjerëve ishin dy shtetas të Tajlandës, ndërkaq pjesa tjetër besohet se janë nga Koreja e Jugut, tha Ministria e Transportit në Seul.
Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani ajrore jugkoreane në tri dekadat e fundit. /Njeshi/