29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Pamjet nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamjet nga droni që janë shpërndarë nga agjencia iraniane e lajmeve IRNA, shfaq rrënojat e helikopterit të rrëzuar të presidentit Ebrahim Raisi.

Pamjet janë filmuar me dronin e Gjysmëhënës së Kuqe, ku shihet bishti i helikopterit pranë pjesëve tjera të fluturakes në një zonë malore.

Në anën tjetër është konfirmuar vdekje e presidentit iranian, ministrit të Jashtëm si dhe gjashtë personave tjerë që ishin pjesë e kabinetit.

Liderë nga e mbarë bota kanë shprehur ngushëllime pas vdekjes së Ebrahim Raisit.

Ndryshe dje është rrëzuar helikopteri brenda të cilit gjendej presidenti iranian, i cili ishte nisur për në Azerbajxhan për përurimin e një dige të re. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...