17.4 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Pamuk kërkon falje për shtyrjen e vizitës në Kosovë: Definitivisht do të takohemi këtë vjeshtë (VIDEO)

Është shtyrë për në vjeshtë vizita në Kosovë e shkrimtarit të njohur turk, Orhan Pamuk, lajm të cilin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

E në lidhje me këtë, përmes një video-adresimi, Pamuk u ka kërkuar falje lexuesve të tij në Kosovë, duke thënë se do vizitën do ta zhvillojë në vjeshtë.

Ai u shpreh se kjo shtyrje po ndodh për arsye që siç u shpreh Pamuk, nuk varen nga ai.

“Të dashur lexues nga Kosova. Për arsye që nuk varen nga unë, më duhet të shtyej vizitën time të paraparë për këtë muaj, por definitivisht do të takohemi këtë vjeshtë. Ju lutem pranoni kërkim faljen time dhe shihemi në vjeshtën e këtij viti”, është shprehur Pamuk.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...