27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Panairi i hapur në shesh të kryeqytetit mbledh biznese e shoqata të grave

Gratë, me bizneset e tyre, janë paraqitur në panairin e sotëm në qendër të kryeqytetit. Pra, në shesh të Prishtinës po qëndron i hapur Panairi i Bizneseve të Grave e që ka mbledhur biznese e shoqata të grave të cilat kanë sjellë punimet e tyre për t`i ekspozuar dhe shitur në sheshin e kryeqendrës sonë. Punimet e dorës kanë sjellë një freski në shesh përmes laramanisë së punimeve të ndryshme.

“Po faktikisht periudha që kanë dal këto punime ka qenë një periudhë e një situate sfiduese gjatë jetës, jam një nënë e një fëmije me aftësi të kufizuara dhe në kohën kur kam marr një mbështetje shumë të mirë të organizatës Handikos në atë kohë kanë lind edhe dëshirat edhe mundësitë që me punu dicka me ju kushtu vetës”, tha Mimoza Rrahmani, e papunë.

“Këto punime të gjitha janë të punuara me dorë deri edhe tiketat që ua kam ngjitë janë të gjitha të realizune me dorë. Kam dash me tregu që duart janë akoma ato që sjellin gjëra unike”, tha ajo

Inxhinierja e kimisë, Mimoza Rrahmani, ka kohë që merret me krijimin e punimeve të dorës. Nënë e fëmijës me aftësi të kufizuara ka lënë gjithçka që t`i përkushtohet fëmijës së saj dhe në kohën e lirë merret me punë dore në të cilat ka shprehur secilin emocion të jetës së saj.

Në qendër të Prishtinës po qëndron i hapur Panairi i Bizneseve të Grave e që ka mbledhur biznese e shoqata të grave të cilat kanë sjellë punimet e tyre për t`i ekspozuar dhe shitur në sheshin e kryeqendrës sonë. Punimet e dorës kanë sjellë një freski në shesh përmes laramanisë së punimeve të ndryshme.

“Edhe kur ka panaire dalmi me punime t’grave. E kemi shoqatën Vita Jeta dhe organizatat tjera”, tha një  pjesëmarrëse në panair.

Problemi kryesor i prodhimtarisë vendore, sipas tyre, është plasimi i produkteve, qasja e tyre në marketet e mëdha. Por edhe përmes organizimeve të tilla si ky panair po mundohet të jap ndihmën e vetë për këta prodhues. Sido që të jetë koha e verës është më e përshtatshme për këto gra kur vijnë bashkatdhetarët tanë, atëherë kanë shitje më të mëdha.

“Tash po e presmi edhe diasporën, me qenëse jemi organizatë dhe kemi bajagi nana që punojnë punëdore, tash po e presmi edhe diasporën me na u bashkangjitë me kto produktet tona që na i kem 90% punëdore”, tha Valentina Zeneli.

Për këto gra është shumë e nevojshme, krijimi i një hapësire ku të gjitha organizatat joqeveritare që prodhojnë, e sidomos bizneset e grave ta kenë një vend të përhershëm prej ku do t?i plasojnë më pas produktet e tyre, dhe t?i shesin ato drejtpërdrejt./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...