Mësuesja Rezolita Gorani së bashku me nxënësit e saj në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, në prag të festave të fundvitit realizuan projektin “Panairi i Vitit të Ri”. Në këto ditë festive u senzibilizuan me të tjerët duke i bërë festat më të bukura.
Arritën të krijojnë një atmosferë të mrekullueshme dhe të bëjnë diçka të rëndësishme për ata që kanë më shumë nevojë. Ushqimi nuk është vetëm për të ushqyer trupin, por edhe shpirtin. Mësuesja Rezolitë me misionin e humanizmit organizoi edhe vitin e kaluar aktivitet për “Ditën Botërore të Ushqimit”, duke u solidarizuar me të tjerët dhe ndihmuar sadopak bashkëmoshatarët e fëmijëve tanë.
Treguan që mirësia dhe solidariteti janë dhuratat më të çmuara që mund t’u japim fëmijëve. Shembull i një mësueseje të palodhur dhe të përkushtuar ndaj nxënësve. Përcjell te nxënësi jo vetëm dije por edhe vlera njerëzore duke i bërë ata qytetarë të denjë të së ardhmes. Ky projekt u mirëprit nga drejtoresha e shkollës Mejreme Kolica-Shatri duke falenderuar mësuesen Rezolita, nxënësit dhe nënat për kontributin e tyre./Njeshi/