20 C
Pec
E hënë, 22 Korrik, 2024

Pandeli Majko shpallet “Qytetar Nderi” i Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në Ditën e Çlirimit e ka dekoruar ish-Kryeministin e Shqipërisë Pandeli Majko “Qytetar Nderi”.

Latifi ka thënë se sa ka qenë Majko në qeveri ka ndihmuar Kosovën ushtarakisht pa ndalime dhe pa asnjë tendencë.

Postimi i plotë:

Rahoveci, sot, kremton një ndër ditët më të gëzueshme në historinë tonë më të re, Ditën e Çlirimit të komunës nga pushtuesit gjakatar serbë.

Populli i kësaj ane mbështeti fuqishëm dhe me të gjitha mjetet luftën e lavdishme të UÇK-së, mirëpo ne humbëm shumë njerëz, gjaku i të cilëve forcon themelet e lirisë që po e gëzojmë sot.

Ishte fat historik për shqiptarët që në krye të qeverisë shqiptare të jetë një personalitet karizmatik dhe i guximshëm, i cili nuk ngurroi t’i kundërvihej çdo tendence për ndalimin e mbështetjes ushtarake të NATO-s për Kosovën. Duke qenë në krye të qeverisë shqiptare z. Pandeli Majko, i mblodhi krerët e partive politike pas Masakrës së Reçakut dhe u kumtoi atyre:Kur serbët na vrasin, ne duhet të bashkohemi!

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...