13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Panduri: Nga e Hëna, dokumentet kryesore të pronës, pejanët i marin pa pritje

Drejtoresha e Administratës e Komunës së Pejës, Nita Panduri Mullarama, ka njoftuar se

Drejtoria për Administratë në koordinim me Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi kanë marrë vendim që në Drejtorinë për Administratë, nga data 04.03.2024, ditë e Hënë, qytetarët e komunës së Pejës do kenë mundësinë të pajisen menjëherë – aty për aty në sportelet e Drejtoratit tonë, me dokumentet si vijon:

1. Fletë poseduese (Certifikatë e pronës)

2. Kopje te planit

3. Vërtetim qe nuk posedon palujtshmëri

4. Vërtetim qe nuk posedon palujtshmëri – rastet sociale.

Njoftimi i plotë:

‘Të nderuar qytetarë të Komunës së Pejës,

Drejtoria për Administratë në koordinim me Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi kanë marrë vendim që në Drejtorinë për Administratë, nga data 04.03.2024 qytetarët të kenë mundësinë të pajisen menjëherë – aty për aty në sportelet e Drejtoratit tonë, me dokumentet si vijon:

1. Fletë poseduese (Certifikatë e pronës)
2. Kopje te planit
3. Vërtetim qe nuk posedon palujtshmëri
4. Vërtetim qe nuk posedon palujtshmëri – rastet sociale
Deri me tash, qytetarët janë detyruar të prisnin së paku një ditë për t’u pajisur me dokumentet e lartëcekura!
Kjo është edhe nje hap para drejt lehtësimeve të procedurave administrative krahas lehtësimeve edhe në pagesa të cilat janë berë në ketë fillimvit në Drejtorinë për Administratë.’-shkruan Nita Panduri Mullarama- Drejtoreshë e Drejtorisë për Administratë të Komunës së Pejës./Njeshi&RADIO 1/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...