4.6 C
Pec
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Panettiere ankohet për mënyrën se si Klitschko po e rrit vajzën e tyre

Aktorja amerikane Hayden Panettiere e ka përshkruar si “zemërthyes” momentin kur ajo kishte nënshkruar që kujdestaria mbi vajzën e saj, që është fryt nga ish-romanca me boksierin Wladimir Klitschko, t’i kalonte përfundimisht këtij të fundit.

Madje, Panettiere ka zbuluar se vajza e saj nuk ka qenë në Kaliforni që kur kujdestarinë mbi të e ka marrë i ati.

“Ajo ishte tashmë atje në një vend ku xhaxhai i saj është kryetar bashkie dhe ata janë ikona atje. Është një vend që është shumë i dominuar nga meshkujt dhe nuk mund të bëja shumë”, ka thënë Panettiere për ish-boksierin Wladimir Klitschko dhe vëllanë e tij, Vitali, që është kryetar i Kievit.

“Unë shkoj atje, por do të doja shumë që edhe të ma sillnin atë për vizitë”, ka shtuar 33-vjeçarja.

Ylli i “Scream 6” vazhdoi të përshkruajë personalitetin e vajzës së saj si “tepër të fortë”, duke përmendur edhe shqetësimet për reagimet postraumatike që e bija ekspozoi së fundmi.

“Kaya po shikon përreth dhe po pyet gra të tjera nëse mund t’i quajë mami. Kjo është një thirrje për ndihmë”, tha Panettiere, e cila ishte në lidhje me Klitschkon nga viti 2009 deri në vitin 2018.

Megjithëse, e nominuara për Golden Globe e konsideron ish-boksierin si një “baba fantastik” dhe beson se “ai po bën gjënë e duhur”, Panettiere dëshiron që Klitschko “të kuptojë plotësisht” se çfarë do të thotë ndarja e Kaya nga mamaja e saj në të ardhmen.

Ish-boksieri ukrainas mori kujdestarinë e plotë të së bijës në vitin 2018./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...