26.2 C
Pec
E diel, 22 Qershor, 2025

Papa i ri mban fjalimin e tij të parë në Vatikan

Papa Leo XIV bëri thirrje që të mos ketë më luftë në një mesazh për fuqitë botërore gjatë bekimit të tij të parë të së dielës në Vatikan.

Ai bëri thirrje për një “paqe të qëndrueshme” në luftën e Ukrainës, një armëpushim në Gaza, si dhe për të mirëpritur marrëveshjen e së shtunës midis Indisë dhe Pakistanit.

Bëhet e ditur se Papa Leo do të inaugurohet zyrtarisht në një meshë në Sheshin e Shën Pjetrit javën e ardhshme më 18 maj.

Papa u zgjodh si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike të enjten, pas një konklave dyditore në qytetin e Vatikanit.

Ka qenë një javë e ngarkuar për Papën e Ri, i cili e mbajti meshën e parë në Sistine të premten përpara se të fliste me kardinalët të shtunën, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Gjatë këtij takimi, ai u zotua të vazhdojë “trashëgiminë e çmuar” të paraardhësit të tij.

Ndër tjera, sugjeroi zhvillimin e Inteligjencës Artificiale. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...