4.6 C
Pec
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Paraburgim për dy të dyshuarit që u arrestuan dje në rastin e konfiskimit të 400 kg kokainë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurve H.SH dhe N.M, të cilët u arrestuan të premten, pas hetimeve të kryera lidhur me rastin e konfiskimit të 400 kg kokainë, në Lipjan në maj të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të gjykatës, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Frikësim gjatë procedurës penale në bashkëkryerje”, ndërsa kundër të pandehurit H.SH edhe për veprën penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.SH dhe N.M e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin veç e veç, të pandehurve H.SH dhe N.M, masa e paraburgimit iu është caktuar në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, thuhet në njoftimin për media.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, në maj të vitit të kaluar, shtatë persona janë arrestuar pasi drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotikë në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg.

Aksioni për kapjen ishte realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë.

Kokaina, e cila u kap në oborrin e një kompanie private, kishte qenë e kamufluar në paketim të mishit të pulës në kamionin i cili po e barte atë.

Aktualisht, për rastin e njëjtë, në paraburgim janë duke qëndruar edhe katër persona të tjerë. Deri më tani, Prokuroria Speciale nuk ka ngritur asnjë aktakuzë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...