31.6 C
Pec
E diel, 21 Korrik, 2024

Paralajmërohet dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i projektligjit për Zyrtarët Publik

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK), ka paralajmëruar se do të i drejtohen institucioneve kompetente për të përgatitur dërgimin e Projektligjit për Zyrtarët Publik, për herë të dytë në Gjykatën Kushtetuese nëse ky ligj kalon për lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i SPAK-ut, Ali Gashi, ka thënë për  se janë të shokuar me iniciativën e qeverisë së Kosovës që me çdo kusht përmes këtij projektligji ta politizoj dhe ta kap shërbimin civil të Kosovës.

Gashi ka theksuar se qeveria ka anashkaluar në tersi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se, në këtë formë me këtë projektligj tentohet që të prekte struktura organizative e shërbyesve civil e në theks të veçanta të gjithë zyrtarët publik.

“Ne jemi të shokuar me këtë iniciativën e qeverisë së Kosovës ose vazhdimin e tendencës që me çdo kusht me politizuar edhe me kap shërbimin civil dhe rruga me e përshtatshëm është përmes këtij ligji. Duke marr parasysh që ky projektligj i cili në një farë forme është kontrabanduar duke marr parasysh që nuk është informuar as shoqëria civile, as grupet e interesave veç sindikatat. Në një farë forme duke anashkaluar në tersi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese tentohet që të prekte struktura organizative e shërbyesve civil e në theks të veçanta të gjithë zyrtarët publik, prandaj në më kohë edhe kemi dërguar shkresat tona dhe kemi dhënë edhe rekomandimet tona dhe kemi deklaruar që si format, si variant që kanë prezantuar qeveria, është i pa pranueshëm. Ky projektligj ka për qëllim ta kap, ta politizoj dhe në një farë forme ta prish strukturën e shërbimit civil në Kosovë, një shërbim që konsiderohet si në ndër shërbimet civile me profesionale në rajon e ngritur me mund e shumë sakrifica”.

“Kjo tendence vie në dy rrafshe, si duket kjo qeveri ende nuk i ka kaluar inati dhe mendon që shërbimi civil është kundër kësaj qeverie dhe dëshiron që të hakmerret. E dyta janë të pa aftë, njerëzit të cilët merren ose atyre grupeve që ju ka besuar janë njerëz që nuk kanë përvojë, nuk e din as çka është shërbimi civil, nuk  e din çka është zyrtari publik dhe bëjnë kësi ligje që fatkeqësisht po me duket jemi rekord në rajon mos të themi edhe në Evropë për ligjet të cilat janë në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese dhe kjo është fatkeqësi dhe pa përgjegjshmëri edhe në sytë e miqve tanë”, ka thënë ai.

Kryetari i SPAK-ut ka thënë se si sindikatë nuk janë marr parasysh rekomandimet e tyre dhe në vazhdimësi kjo qeveri ju ka mbyllur dyert e bashkëpunimit.

Ai ka akuzuar qeverinë së është duke punuar në shkatërrimin e sindikatave në Kosovë.

“Absolutisht ne nuk jemi ftuar, ne kemi linjat tona zyrtare që komunikojmë përmes shkresave përmes grupeve parlamentare. Siç e dini ju në vazhdimësi kjo qeveri ka mbyllur dyert e bashkëpunimit, nuk i njeh sindikatat, përkundrazi qëllimi kryesor i saj ka qenë dhe vazhdon që të jetë shkatërrimi i sindikatave në Kosovë. Ne si federatë e shërbyesve civil jemi plotësisht dhe tërësisht kundër këtij projektligji pasi jemi të sigurt që këtu nuk ka asgjë parimore, nuk ka asgjë të mirëfillte, thjeshtë tendencë për politizim dhe hakmarrje ndaj shërbyeseve civil. Kjo është e pa pranueshme dhe në qoftë se ky projektligj kalon si i tillë ne jemi të obliguar që ti drejtohemi institucioneve dhe ju siguroj që ky projektligj do të përfundoj në Gjykatën Kushtetuese për herë të dytë”, ka thënë ai.

Gashi me këtë rast ka përmendur edhe nenet që sipas tij, janë kundër kushtetues.

“Gjykata Kushtetuese e ka thënë shumë qartë të parashikueshmëria, që një e drejtë e fituar nuk mund të tjetërsohet. Përvoja e punës nuk guxon të lëvizet, problemi është që një e drejtë e fituar në kuptimin e punës, është lëshuar tekë neni 46, tekë pozitat drejtuese të ulët dhe të mesëm ku këta tentojnë që të bëhen me mandat, aktgjykim ka thënë që kjo është e drejtë e fituar dhe nuk mund një ligj të ndërhyje në këto situata. Pastaj është tekë dispozitat kalimtare tekë neni 99, ku janë paraparë paragrafi 1,2,3,4,5,6,7 janë në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatë Kushtetuese i ka dhënë edhe arsyeshmërit edhe formën se si duhet të rregullohet në baze të konventave e rregullave, por që këta nuk i kanë marr. Paramendoni te dispozita kalimtare këta e fusin prapë në këtë projektligj që pozita drejtuese të ulëta dhe të mesme, fillon mandati me hyrjen në fuqi të ligjit bazikë. Kjo është e pa pranueshëm sepse njerëzit, këta zyrtar janë përgatitur”, ka thënë ai.

Dërgimin e këtij projektligji për herë të dytë në kushtetuese e kanë paralajmëruar edhe partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...