13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Paralajmërohet rritje e Grupit Parlamentar të VV-së në Asamblenë e Pejës

Partia në pushtet në nivel qendror, Lëvizja ‘Vetëvendosje’, nga zgjedhjet e fundit lokale, në Asamlbenë komunale të Pejës, përfaqësohet nga 7 Asambleist, të prirë nga Berat Ganiqi, që është shef i këtij Grupi Parlamentar.

Ka qenë pikërisht Ganiqi, që pas mbledhjes së rregullt të Asamblesë komunale të Pejës, ka paralajmëruar rritje të numrave të përfaqësimit, respektivisht rritje të Grupit Parlamentar.

‘Pas seancës së Kuvendit Komunal të Pejës me grupin që do të rritet edhe më shumë!’-ka shkruar Ganiqi, në përshkirmin e fotografisë që e ka nxjerrë bashkë me grupin parlamentar.

Për një paralajmërim të tillë, Shefi i Asambleistëve të VV-së në Pejë Berat Ganiqi, nuk ka dhënë detaje shtesë.

Ka qenë zv/ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Taulant Kelmendi, që është edhe kryetar i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë, i cili, i pyetur rreth një paralajmërimi të tillë, ka deklaruar se një informacion i tillë është i bazuar dhe gjërat janë në lëvijze. Kelmendi nuk ka treguar se një rritje a pritet të ndodhë nga Asambleistë të pozitës apo pjesës tjetër opozitare të Pejës.

“Tani unë nuk jam drejtpërdrejt pjesë e organeve të Asamblesë, mirëpo normal që për çdo gjë jam i koordinuar dhe i informuar. Ajo çka mund tju them, është që ka negociata konkrete dhe vullnet të theksuar nga Asamblesitët e sbjekteve tjera. Duke parë ngulfatjen që Ekzekutivi komunal po ua bënë Asambleistëve të vet dhe ata deri në pafundësi nuk mund të marrin në mbrojtje dështimet e qeverisë komunale. Pra, ka vullnet konkret që Asambleistë të njërës prej dy subjekteve që janë në pushtet në Pejë LDK dhe PDK ti bashkohen Grupit tonë parlamentarë. Por, kjo nuk përjashton mundësinë që me ne të bashkohen edhe nga grupet opozitare.”-deklaroi Kelmendi për ‘RADIO 1’./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...