22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Paralajmëron Sveçla, nëse Vuçiqi është nisur drejt Kosovës pa kërkuar leje ai do të arrestohet

Postera me fotografinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq janë vendosur të dielën në katër komunat në veri të Kosovës. Përveç fotografisë së Vuçiqit në to shkruhet edhe mesazhi “Komandant Suprem, ju presim”.

E, lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ministri ka paralajmëruar se nëse Vuçiqi është nisur drejt Kosovës pa kërkesë, ai do të arrestohet.

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Facebook.

Lidhur me këtë rast, është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Telegrafin se është hapur rast “Nxitje e Urrejtjes”.

“Në disa lokacione të katër komunave në veri të vendit janë shpërndarë pamflete me foton e Presidentit të Serbisë. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është hap rasti “Nxitje e Urrejtjes””, ka thënë Elshani.

Kujtojmë se edhe më parë në katër komunat në veri janë shkruar grafitë të ndryshme si provokim për shqiptarët që jetojnë në atë pjesë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...